Përdorimi i rrjeteve sociale dhe postimi i fotove nga jeta e përditshme por jo vetëm, për vajzat rezulton të jetë më shpeshtë sesa për meshkujt.

Ka disa postime të vajzave në rrjetet sociale që meshkujt nuk e kuptojnë arsyen apo mesazhin, e që nuk u pëlqejnë aspak.

Postimet e fotove me fëmijë: Meshkujt shpesh nuk e kuptojnë se përse duhen ekspozuar online fotot e fëmijëve të vegjël, qoftë të fëmijëve të tyre apo nipërve e mbesave.

Fotot e ushqimeve- As këto foto nuk tërheqin vëmendjen e tyre, madje i vlerësojnë si patetike.

Fotot nga palestra- Listës së fotove që meshkujt i kanë bezdi, janë dhe ato nga ambientet e palestrës.

Esetë apo statuset e gjata që lidhen me një ngjarje personale- Jo vetëm që nuk u pëlqejnë, por as e marrin mundimin t’i lexojnë. Misteri është gjithnjë një detaj që meshkujt i tërheq dhe ekspozimi i jetës personale aq shumë në rrjetet sociale, ua zbeh dëshirën për të ditur diçka më shumë. /tvklan.al