Teksa nuk ishin në transmetim, Ermal Mamaqi nuk la pa e ngacmuar Anxhelina Hadërgjonaj për Arielin, grimierin e famshëm të motrave Kardashian me të cilën ajo ndan të njëjtin apartament.

Jashtë kamerave, Hadërgjonaj i tregon Mamaqit se Arieli, i cili është homoseksual, është shumë i pëlqyer nga meshkujt në Shqipëri. Ajo zbulon se grimieri është i regjistruar në një rrjet social për gay-t dhe se ka pasur shumë kërkesa.

“Ju ça telefoni”

, zbulon Hadërgjonaj, duke shtuar se as në Los Angeles nuk kishte pasur aq shumë kërkesa.

Ky është një tjetër moment i shfaqur mbrëmjen e sotme në “Best of” të “Xing me Ermalin”.

https://www.youtube.com//embed/RgbHTi8vBxY

Mamaqi: Ku është Arieli?

Hadërgjonaj: Nuk erdhi.

Mamaqi: Nuk erdhi?

Hadërgjonaj: Jo.

Mamaqi: Ej, po ai është me gjithë mend kështu… “zonjë grua”?

Hadërgjonaj: (Qesh)

Mamaqi: Po ti rri me gjithë mend në dhomë me atë?

Hadërgjonaj: Po, jo në një dhomë. Kemi një apartament, ai ka dhomën e vet, unë kam dhomën time. Por sallonin e kemi bashkë.

Mamaqi: Po s’ke frikë?

Hadërgjonaj: Pse frikë?

Mamaqi: Se mos të fut ndonjë burrë aty.

Hadërgjonaj: Jo jo… është shumë i mirë kështu. Nuk sjell ndonjëherë njeri në shtëpi.

Mamaqi: Këto homoseksualët janë shumë të mirë.

Hadërgjonaj: E kam seriozisht.

Mamaqi: Unë vdes të kem një shok homoseksual.

Hadërgjonaj: Është shumë i mirë.

Mamaqi: Të më mësojë si të vishem. Plus që e lë gruan kollaj me këto shokët. I thua na ma ço gruan të shkojë të bëjë pazar. Po kërkoj vallai, kam gjet nja dy…

Hadërgjonaj: Po edhe këtu ka, por s’dalin kështu haptazi… se u fut Arieli në “Grindr”, është…e ke parasysh “Tinder”? Është një aplikacion tjetër “Grindr”. Është vetëm për homoseksualët. Ju ça telefoni…

Mamaqi: Nga Shqipëria?

Hadërgjonaj: Për Zotin! As në Los Angeles nuk i bën telefoni ashtu.

Mamaqi: Po këtu ka, por nuk ka investitorë. Si tha ai, për 50 000 euro vij unë. Ka tha homoseksualë, por s’ka investitorë. 

/tvklan.al