Ylli argjentinas ka befasuar basketbollistët Durant dhe Thomas me përfitimet në 4 vite nga kontrata me Barçën

Dy lojtarë të En Bi Ejit, kampionatit të basketbollit më të famshëm në botë, Kevin Durant dhe Isaiah Tomas, janë befasuar kur kanë parë pagesën që ylli i Barcelonës Lionel Mesi ka marrë.

Argjentinasi ka përfituar financiarisht 555 milionë Euro në katër vite te Barça.

Lideri i Bruklin Nets, Durant e ka quajtur thjesht “të çmendur” kontratën mes klubit Blaugrana dhe argjentinasit, që përfundoi më 30 Qershor.

Kurse basketbollisti tjetër Isaia Tomas, që sapo përfundoi  marrëveshjen me Nju Orlins Pelikans, habinë e tij e shprehu edhe me pak humor.

“Zot i madh! Duhet që t’i fus fëmijët e mi në futboll! Lol!”

Kapiteni i Argjentinës nga 1 Korriku është një futbollist i lirë.  Drejtuesit e Barcelonës prej muajsh po punojë që të gjejnë akordin me futbollistin dhe janë optimistë se gjithçka zgjidhet në ditët në vazhdim.

Mesi tentoi të largohej verën e shkuar, por më pas u tërhoq për të shmangur një betejë të komplikuar ligjore dhe vendosi t’i përkushtohej klubit.

Por për 34-vjeçarin ka interes të madh edhe nga klube të tjera. Aktualisht Messi është i angazhuar me Argjentinën në Kupën e Amerikës.

Klan News