3 gola të Lionel Messit i dhanë kualifikimin Argjentinës në botëror. Kapiteni ishte heroi i fitores 3 – 1 në fushën e Ekuadorit.

Një ndeshje e madhe ku Messi tregoi cilësitë e tij në ndeshjen vendimtare të grupit. Një ndihmë edhe nga Brazili që edhe pse është kualifikuar prej kohësh mundi 3 – 0 Kilin që nuk arriti të renditej mes ekipeve që shkojnë në botëror.

Uruguai dhe Kolumbia janë ekipet e tjerë që do të përfaqësojnë Amerikën e Jugut në Rusi 2018. Peruja që barazoi 1 – 1 pikërisht me Kolumbinë e mbylli në vendin e pestë në grup dhe do t’i duhet të luajë fazën play off. Kundërshtari do të jetë Zelanda e Re nga zona e Oqeanisë.

Surprizë është mbetja jashtë botërorit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të mungojnë për herë të parë në finalet e Kupës së Botës prej 1986. Në fazën finale kaloi për herë të para Panamaja, debutuese në këtë aktivitet./Tv Klan