Mot i qëndrueshëm, rritje të temperaturave edhe në zonat malore mbi 30 gradë

Ndryshe nga 10 ditët e para të Shtatorit që temperaturat minimale dhe maksimale pësuan ulje dhe luhatje të madhe, kjo javë sipas parashikimeve të sinoptikanëve, do të sjellë rritje të temperaturave me disa gradë Celsius.

Të gjithë ata që nuk i kanë përfunduar pushimet kjo javë do të jetë e përshtatshme për plazh. Madje rritje të temperaturave do të ketë edhe në zonat malore të vendit.

Viti 2021 sipas ekspertëve të motit është cilësuar si një ndër vitet më të nxehta të dy dekadave të fundit dhe njëkohësisht me luhatje ekstreme të motit në të katër stinët.

Klan News