Nagavci: Do respektojmë rekomandimet e ekspertëve

Mësimi në Kosovë mund të nisë javën e ardhshme, por jo me prezencë fizike të nxënësve në klasa. Ministrja e Shëndetësisë në Kosovë ka rekomanduar që procesi mësimor të zhvillohet online për shkak të situatës së vështirë pandemike në të cilën gjendet vendi dhe përhapjes së madhe që ka pësuar virusi javët e fundit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci pas takimit që pati me zyrtar dhe ekspert të shëndetit publik.

“U njoftova se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave”.

Nagavci thotë se Ministria e Shëndetësisë është e detyruar të respektojmë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor, ndërsa ka nënvizuar se vendimi përfundimtar për këtë çështje do ta marrë qeveria në mbledhjen e radhës.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se varianti Delta po shpërndahet shumë më shpejt sesa versionet e mëhershme dhe po transmetohet e po prek edhe moshat e hershme, andaj duhet të respektojmë në përpikmëri të gjitha rekomandimet e masat dhe të sigurohemi se rikthimi i fëmijëve në shkolla të jetë i sigurtë”.

Mësimi në gjithë sistemin parauniversitar në Kosovë duhet të niste më datë 1 Shtator, por për shkak të situatës të shkaktuar nga Covid-19, procesi u shty për në datë 13 Shtator.

Tv Klan