Me një karrierë të vlerësueshme si balerin në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Leonard Xhokaxhi, është kthyer përkohësisht në Tiranë, me një angazhim në të mirë të nxënësve të shkollës së baletit.

Bashkë me drejtuesen Blerina Arbana është menduar që pas mbylljes së vitit shkollor, nxënësit, të kenë një alternativë disa javore ku të vazhdojnë të marrin mësime kërcimi, me balerinë shqiptarë që kanë prekur suksesin në skenat ndërkombëtare. Në rastin e Leonard Xhokaxhisë, dëshira e tij është të përgatisë balerinë përtej klasikes.

Në mbyllje, e gjithë kjo eksperiencë e parë, tejet e vrullshme sepse nxënësit ndjekin mësime që nisin në 9 të mëngjesit dhe mbyllen në 5 të pasdites, do të shndërrohet në shfaqje, të Premten te Amfiteatri i Liqenit. Përveç kësaj, do të kërcehet nga solistë të teatrove të ndryshëm të Evropës “Legacy, Odessy of Albania” me koreografi të Leonard Xhokaxhi.

Tv Klan