Mësohen skuadrat çerekfinaliste në Europa League



Mësohen skuadrat çerekfinaliste në Europa League

09:54 19/03/2021

Milan dështon sërish, Dinamo Zagreb befason Tottenham Hotspur

Befasi dhe eliminime të bujshme. UEFA Europa League ka mësuar 8 skuadrat çerekfinaliste të sezonit 2020-2021.

Milan nuk ka mundur të shkojë më tej, pasi humbi duelin e kthimit përballë Manchester Junajtid me shifrat 1-0. Pogba autor i golit të vetëm. Me rezultatin e përgjithshëm 2-1, janë ‘djajtë’ që kalojnë më tej.

Surprizë ishte eliminimi i Tottenham Hotspur. Londinezët shpërdoruan avantazhin 2-0 në ndeshjen e parë dhe në kthim u mposhtën 3-0 pas shtesave nga Dinamo Zagreb.

Në ndeshjet e tjera, surpriza ishte Slavia Prague, që fitoi 2-0 në Skoci ndaj Rangers, teksa takimi i parë kishte përfunduar 1-1.

Tetë skuadrat çerekfinaliste janë: Arsenal, Dinamo Zagreb, Granada, Roma, Manchester United, Ajax, Villarreal dhe Slavia Prague. Shorti do të hidhet nesër në orën 13:00.

Klan News







Të ngjashme