Gjermani Felix Zwayer është përzgjedhur si arbitri kryesor i takimit Shqipëri – Itali. Zwayer ka një përvojë 20-vjeçare në gjykim dhe prej 2012 mban stemën e FIFA-s.

Maja e karrierës së tij është finalja e Ligës së Kombeve vitin e kaluar ku Spanja triumfoi pas penalltive me Kroacinë.

Felix Zwayer do të ketë si asistentë Stefan Lupp dhe Marco Achmuller. Zwayer ka gjykuar dy herë Italinë në të kaluarën e fundit,në fitoren 5 – 2 ndaj Maqedonisë së Veriut në kualifikueset e Euro 2024, por asnjëherë Shqipërinë.

Në fillimet e karrierës së tij Felix Zwayer është pezulluar për 6 muaj për shkak se u përfshi në një skandal trukimi të një ndeshje të ligave të ulëta në Gjermani, por këtë e fakt e denoncoi vetë.

Tv Klan