Messi barazon rekordin e Xavi



Messi barazon rekordin e Xavi

16:45 16/03/2021

Argjentinasi nderon Barcelonën, dopietë ndaj Huesca

Lionel Messi shkëlqen në sfidën e 767 me fanellën e Barcelonës. Argjentinasi barazoi rekordin e Xavi Hernandez për ndeshje të luajtura me katalanasit, teksa shënoi dopietë golash në fitoren 4-1 që Barcelona mori në shtëpi përballë Huesca. Rrjeta e Messi frymëzoi Grizman, që pak minuta më pas shënoi një gol thuajse fotokopje për shifrat 2-0.

Në fundin e pjesës së parë, Huesca fitoi një penallti inekzistente për ta shndërruar në gol nga Mir. Mingueza shënoi për 3-1, duke i hapur rrugë fitores së Barcelonës. Triumf që u siglua nga një mrekulli e Messi në limitet e kohës së rregullt.

“Unë mendoj se Messi ka treguar se ai është më i miri. Goli i parë ishte fantastik. Ai meriton të jetë i rëndësishëm për këtë ekip. Kemi humbur shumë pikë rrugës, por tani nuk na duhet të bëjmë hapa fals.”

Kur kanë mbetur edhe 11 javë nga fundi, Atletico Madrid kryeson me 63 pikë, ndjekur nga Barcelona që numëron 4 pikë më pak.

Klan News








Të ngjashme