Babai blen shtëpi në Milano

Kishte nisur procedurat për të blerë shtëpi në Milano që prej 6 Qershorit dhe tashmë që u pa në qytetin italian babai i Lionel Messit, Jurge, shkaktoi një tymnajë të madhe mediatike. Të gjithë aludojnë se ylli i Barcelonës do të jetë pjesë e Inter në sezonin e ardhshëm pasi shtëpia e babait të tij ndodhet pranë zyrave të klubit zikaltër.

Mediat madje aludojnë se mund të ketë një takim të tij me drejtuesit e Inter. Thuhet se presidenti i Inter ndodhet në kinë duke kërkuar sponsorë për të afruar në skuadër Messin, kontrata aktuale e të cilit me Barcelonën është e vlefshme deri në 2021.

Është e vështirë për të mos thënë e pamundur që një transferim i tij të ndodhë në këtë sesion të merkatos pasi kontrata e tij ka një klauzolë prej 700 milionë eurosh. Por vetë futbollisti mund të vendosë në verën e ardhshme të largohet nga Barcelona gratis.

Diçka tjetër që do ta bëjë tejet të matur një lëvizje të Messit në Itali është edhe legjislacioni fiskal që duhet shqyrtuar mirë nga këshilltarët juridikë te tij.

Tv Klan