Lionel Messi mund të fitojë për herë të pestë Këpucën e Artë në Europë. 3 golat e shënuar në takimin e fundit me Deportivo La Coruna e çuan në kuotën e 32 në kampionat, ndërsa kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në fund.

Rivali kryesor është Mohamed Salah, që te Liverpool në këtë sezon të Premier League ka mbërritur në 31 gola të realizuar, por ka 2 ndeshje të mbetura.

Gara gjithsesi do të mbetet deri në fund, ku nuk mund të përjashtohen edhe Ciro Immobile i Lazio që është në kuotën 29 dhe Robert Lewandowski në kuotën 28.

Në Itali dhe Gjermani javët e mbetura janë 3. Në këtë garë i shkëputur është Cristiano Ronaldo, i cili është i nënti me 24 gola. Aktualisht më shumë gola ka shënuar Jonas i Benfica, 33, por kampionati portugez vlerësohet me më pak pikë, pasi ka një shkallë vështirësie më të ulët.

Tv Klan