Kalon rekordin e Cristiano Ronaldo

Lionel Messi e kaloi Cristiano Ronaldon në një tjetër rekord. Me penalltinë e shënuar ndaj real Sociedad, Messi e ngjiti edhe një herë Barcelonën në vendin e parë të kampionatit spanjoll dhe në të njëjtën kohë, argjentinasi u bë golashënuesi më i mirë në histori në 5 kampionatet më të mëdhenj të Europës.

Ky gol mban numrin 438 në 474 ndeshje të luajtura për Barcelonën, me të cilin ai parakalon rivalin e përjetshëm Cristiano Ronaldo. Portugezi ka luajtur 540 ndeshje me manchester Real Madrid dhe Juventus dhe ka shënuar 437 gola.

Lufta mes tyre vazhdon pasi të dy janë në superformë.

Ronaldo është në vendin e dytë të golashënuesve në serie a me 21 gola, ndërsa Messi me 19 është në vendin e parë në kampionatin spanjoll.

Tv Klan