24 Gushtin e vitit të kaluar i dërgoi letër Presidencës

Lionel Messi u largua nga Barcelona pas 21 vitesh dhe tashmë është një lojtar i Paris Saint Germain. Por argjentinasi kishte kërkuar prej kohësh të mos ishte pjesë e Barcelona.

Një lajm të tillë e publikoi sportivja spanjolle “Mundo Deportivo” ku Messi i ishte drejtuar zyrtarisht klubit të largohej me kosto zero.

Në dokumentin e publikuar nga kjo gazetë përmendet një klauzolë ku e lejonte sulmuesin të mos ishte pjesë e skuadrës. Data e kësaj kërkese të përfolur edhe asaj kohe është 24 gushti i 2020.

Ndryshimi i presidencës nga Bartomeu te Laporta e mbajti Lionel Messi edhe për një sezon te Barcelona madje ishin gati të rinovonin edhe kontratën, por kjo nuk u arrit. Pengesat që nxori La Liga e shtynë Messi drejt një aventure të re te Paris Saint Germain.

Tv Klan