Lionel Messi kthehet të Argjentina në formë, duke i dhënë fitoren 1 – 0 me Uruguajin në sfidën kualifikuese të Kupës së Botës 2018.

Sulmuesi, i cili deklaroi tërheqjen nga përfaqësuesja dhe më pas vendosi të mos bëjë diçka të tillë shënoi golin e vetëm të kësaj përballje.

Argjentina e Edgardo Bauza mori kështu 3 pikë të vlefshme, që e ngjiti në krye të grupit të Amerikës së Jugut. Brazili kaloi me sukses përballjen me Ekuadorin, që e mundi me rezultatin 3 – 0.

Lojtarë brazilianë e kërkuan golin gjatë, duke ia arritur qëllimit vetëm në pjesën e dytë. Një fitore në fushë kundërshtare e vendosur nga 11-metërsh i Neymar dhe golat e Gabriel Jesus.

Në zonën e Amerikës së Jugut u zhvilluan edhe takime të tjera.

Tv Klan