Messi mungon me Barcelonën




Messi mungon me Barcelonën

23:55 21/05/2021

Argjentinasi nuk paraqitet në stërvitje, shenja largimi nga Camp Nou

Lionel Messi e ka mbyllur para kohe sezonin me Barcelonën. Sulmuesi argjentinas nuk është paraqitur në stërvitjen e së Premtes me katalanasit, duke nisur kështu para kohe pushimet.

Messi ka kërkuar kohë për t’u përgatitur për Kupën e Amerikës së Jugut me Argjentinën, por është edhe një sinjal largimi ky nga “Camp Nou” me sulmuesin që është në prag të skadimit të kontratës.

Kapitenit të Barcelonës i është dhënë leje nga drejtuesit për të nisur pushimet e tij. Messi është në pritje për të rinovuar kontratën me Barcelonën dhe nëse kjo nuk do ndodhte, sfida përballë Selta Vigo ka qenë e fundit.

Në këtë mënyrë, Barcelona sfidon Eibar pa Messin, një duel që vlen thjesht për statistikë dhe për vendin e tretë, pasi tashmë katalanasit janë totalisht jashtë garës për titull.

Klan News





Të ngjashme