Pritet largimi i tij nga Barcelona edhe pse drejtuesit duan ta mbajnë

Lionel Messi vijon të japë sinjale se do të largohet nga Barcelona. Ai nuk u paraqit të dielën në kontrollet mjekësore të zhvilluara në qendrën stërvitore, duke konfirmuar lajmin e publikuar disa ditë më parë.

Futbollistët dhe stafi teknik ishin të gjithë të pranishëm. Lionel Messi ka edhe 1 vit kontratë me Barcelona, por sipas një pike në marrëveshje ka të drejtë të largohet pa paguar klauzolën prej 700 milionë euro.

Klubi dhe futbollisti kanë qëndrime të kundërta. Drejtuesit duan ta mbajnë dhe prej kohësh kërkojnë rinovimin, ndërsa vetë Messi synon një aventurë të re.

33-vjeçari pas 2 dekadash me fanellën katalanase nuk ka më stimuj. Manchester City, Paris Saint Germain dhe Inter janë disa nga ekipet që synojnë ta afrojnë 6 herë fituesin e Topit të Artë.

Tv Klan