Klauzola prej 40 mln Euro e përfshirë në kontratë

Që nga fillimi i gushtit flitet për një largim të mundshëm të Lionel Messit nga Barcelona. E gjitha lidhet me faktin se argjentinasi nuk ndihet më i lumtur te katalanasit. Messi tentoi të largohej që në verën e kaluar, por klubi nuk ia lejoi diçka të tillë, duke e bllokuar nëpërmjet kontratës që kishte.

Megjithatë, argjentinasi në fund të sezonit del lojtar i lirë dhe mund të zgjedhë skuadrën ku dëshiron të luajë, madje Barcelona duhet të paguajë  39 milionë euro deri në vitin 2025 për të, për shkak të një klauzole në kontratë. Gazeta spanjolle “Marca” raporton se, në rast se largohet këtë verë, ai do të vazhdojë të fitojë për katër vjetët e ardhshëm nga Barcelona, sikurse është përcaktuar në marrëveshje disa vite më parë.

Në fund të këtij sezoni, ylli argjentinas do të arkëtojë 39 milionë euro, që është gjysma e bonusit të tij prej 78 milionë eurove që u ra dakord kur argjentinasi vendosi firmën në rinovimin e kontratës së tij të fundit në vitin 2017.

Gjysma tjetër e bonusit, zyrtarisht thuhet se do të paguhet me këste, ku Messi do të marrë paratë në tetë pagesa të ndara gjatë katër viteve, që do të vazhdojnë deri në vitin 2025. Nga ana ekonomike Barcelona bëri gabim që nuk lejoi Messin të largohej. Gjithsesi, argjentinasi nuk është çudi që të qëndrojë, por së pari do të shohë projektin e presidentit të ri.

Tv Klan