Shkak, akuzat ndaj Konfederatës Amerikano-Jugore

Lionel Messi nuk do të luajë për Argjentinën për 3 muajt e ardhshëm, ku përfaqësuesja do të luajë miqësoret me Kilin, Meksikën dhe Gjermaninë. Kapiteni është dënuar nga Komisoni i Disiplinës së Konfederatës Amerikano-Jugore të Futbollit për akuzat e tij pas ndeshjes me Kilin në Copa America.

“Nuk duhet të bëhemi pjesë e këtij korrupsioni”, shigjetoi Messi drejtuesit e Conmebol. Lionel Messi kishte shërthyer edhe në përfundim të takimit me Brazilin ku tha se drejtuesit e Konfederatës Aemerikano-Jugore të Futbollit kontrollojnë gjithçka, duke e quajtur eliminimin e Argjentinës të padrejtë.

Lionel Messi duhet të paguajë edhe 50 mijë Dollarë gjobë. Dënimit i shtohet edhe një i mëparshëm për shkak të një kartoni të kuq, Messi nuk do të jetë i gatshëm edhe për takimin kualifikues të Botërorit Marsin e ardhshëm.

Tv Klan