Lionel Messi foli për herë të parë si një lojtar i Paris Saint Germain. Argjentinasi doli në konferencën e prezantimit duke mbajtur në duar edhe fanellën që do të veshë këtë sezon. Messi tregoi ndjesitë dhe synimet me ekipin e ri.

“Lamtumira me Barcelona ishte e vështirë sepse pas shumë vitesh duhet të ndryshoja, por tani jam i lumtur që jam këtu. Dua të vazhdoj të fitoj në këtë klub shumë ambizioz. Skuadra ka një grup të mirë lojtarësh dua të marr trofe”.

Messi vlerësoi edhe pritjen e tifozëve që e ndoqën hap pas hapi në ditën e parë në Paris. Argjentinasi pritet të përfitojë më shumë se 35 milionë euro neto në sezon. Ky shpenzim nuk është problem sipas presidentit të klubit, Nasser Al-Khelaifi.

“Kemi ndjekur të gjitha rregullat e Fair Play financiar dhe biseduam me të gjithë ortakët dhe partnerët tanë. Kjo bëri që të afronim Leon. Kemi menduar për gjithçka”.

Messi së bashku me Neymar dhe Mbappe do të jenë një shtysë e madhe për të arritur objektivat e klubit. Paris Saint Germain është përforcuar këtë sezon akoma më shumë ku vlen të përmenden ardhja e portieri Donnarumma, apo mbrojtësit Ramos dhe Hakimi.

Tv Klan