Tetë ‘Topa të Artë’ brenda 14 vitesh, 35-vjeçari: Krenar që nuk u dorëzova dhe besova
“Nëse Topi i Artë do t’i jepej futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi do të duhej ta fitonte atë çdo sezon”, është një frazë që të gjithë e kemi dëgjuar gjatë viteve në të cilat numri ‘10’ zbret në fushë. Kanë kaluar 14 vite që kur Messi fitoi trofeun më të lakmueshëm individual. Gjithçka nisi në vitin 2009, kur Messi mori besimin e të gjithëve kur ai ishte 22-vjeç. E dyta, e treta dhe e katërta erdhën radhazi, duke shprehur kështu dominimin e tyre në futbollin botëror dhe udhëhequr Barcelonën drejt sukseseve të mëdha. Në vitin 2012, ai shënoi 91 gola dhe meritoi plotësisht Topin e Artë, për ta bërë më pas edhe në vitet 2015, 2019 dhe 2021. Të gjitha të merituara për atë që dhuroi në fushën e lojës, të cilat do të mbeten të gdhendura gjatë në mendjen e atyre që e duan këtë sport. Dominim absolut prej Messit, për të lënë të distancuar me tre Topa Të Artë rivalin e tij më të madh, Cristiano Ronaldon.
“E kam thënë dhe më parë, nuk e kisha imagjinuar kurrë të kisha karrierën që po përjetoj. Falë zotit kam arritur të gjitha objektivat e mia, kam arritur gjithçka në futboll. Kjo është shumë e vështirë, por pata fatin që isha në ekipin më të mirë në botë, klubin më të mirë, ekipin më të mirë në histori dhe kjo e bëri gjithçka më të lehtë. Kam fituar shumë tituj. Kam fituar shumë çmime individuale. Kam pasur shumë dyshime, veçanërisht me kombëtaren e Argjentinës, ku kam kaluar shumë kohë të këqija, ku nuk kam qenë mirë, dhe e përsëris, nuk u dorëzova kurrë dhe kam vazhduar të luftoj për dëshirën time për të fituar Kupën e Amerikës, të fitoj Kupën e Botës, e cila ishte ajo që më mungonte. Jam krenar që nuk u dorëzova, që vazhdova të luaja dhe që arrita ta realizoj”.
Triumf që ndoshta ka ulur siparin e ciklit të një prej futbollistëve më të mirë në Botë! Rekorde që vështirë se në të ardhmen mund të përmbushen, gjithsesi ajo që na mbetet është vetëm të themi: Sa me fat që të pashë duke luajtur, Leo!
Klan News