Barça ndalet në barazim, rrezikon në objektivin e titullit

Barcelona gabon sërish në një tjetër barazim 2-2. Katalanasit nuk arritën të mbajnë ritmin e Real Madrid dhe ndaj Atletico Madrid morën vetëm një pikë. Favorizohet skuadra e Zidane që mund të jetë më pranë titullit nëse fitojnë ndaj Getafes, duke krijuar një distancë prej 3 pikësh në 5 javët e mbetura të sezonit.

Në Camp Nou, Barça edhe pse kaloi dy herë në avantazh u arrit në të dyja rastet nga Atletico. Një devijim i pafat i Diego Costa i dha avantazhin Barcelonës shumë shpejt, por Saul në minutën e 19-të barazoi shifrat me një 11-metërsh. Po me penallti Lionel Messi shënoi golin e 700 në karrierë. Një gol me Panenka për të sigluar më së miri këtë arritje.

Barcelona kaloi përsëri në avantazhin e përkohshëm. Një tjetër penallti nga Saul barazoi shifrat. Ter Stegen gjeti krahun e goditjes, por nuk ia arriti ta devijonte topin. Barazimi i shërbeu më shumë Atleticos dhe vë në dyshim të thellë arritjen e objektivit të titullit për Barcelonën.

Tv Klan