Kapiteni vendosi rekord me albiçelestet për paraqitje në fushë, realizoi dygolësh dhe dha asist

Argjentina nuk u lodh shumë në fitoren e arritur kundër Bolivisë me rezultatin 4-1 në Kupën e Amerikës. Suksesi i jep vendin e parë në Grupin A me 10 pikë të grumbulluara.

Protagonisti në sfidën e luajtur në Kuiaba ishte Lionel Messi, që realizoi dy gola dhe dha një aisst. Ylli argjentinas futet në histori si futbollisti me më shumë ndeshje të luajtura me kombëtaren, 148 të tilla.

Goli i parë erdhi në minutën e 6, kur Gomez realizoi pas pasimit të saktë të  kapitenit.  Në minutën e 33, ylli argjentinas realizoi nga pika e bardhë e 11 metërshit, e më pas tre minuta përpara se të përfundonte pjesa e parë, ai shënoi sërish.

Në minutën e 60-të, Bolivia gjeti golin e nderit me Saavedran.

Lautaro Martinez realizoi pokerin në të 65’. Argjentina do të ndeshet në çerekfinale në Kupën e Amerikës kundër Ekuadorit.

Në sfidën tjetër, Uruguai mposhti 1-0 Paraguajin. Takimi u vendos nga Edinson Kavani në minutën e 21-të.  Me fitoren e marrë, Uruguaji e mbyll i dyti në grup me 7 pikë. Në çerekfinalen e kompeticionit do të përballet kundër Kolumbisë.

Klan News