Gjykata Evropiane e Drejtësisë i ka dhënë të drejtë futbollistit Lionel Messi, i cili tashmë ka të drejtë të regjistrojë mbiemrin e tij si markë.

Vendimi është marrë sot, ky shkalla më e lartë e gjykatës hodhi poshtë pretendimet e kompanisë spanjolle të çiklizmit, Massi, e cila nuk lejonte futbollistin që mbiemri i tij të ishte një markë.

Ylli i Barcelonës aplikoi për herë të parë në vitin 2011 dhe kërkoi që mbiemri i tij të ishte një markë për veshje sportive.

Që në atë kohë ai është përballur me kundërshtimin nga kompania Massi, e cila argumentonte se ngjashmëria midis logove do shkaktonte konfuzion.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, sipas BCC-së ka argumentuar se është marrë parasysh reputacioni i lojtarit dhe është vlerësuar se publiku do të jetë në gjendje të tregojë ndryshimin midis dy markave./tvklan.al