I kërkon kthimin tek Barcelona

Kur loja bëhet e fortë, të fortët nisin të luajnë. Lionel Messi ka hyrë në skenën e merkatos në operacionin Neymar. Argjentinasi nuk dëshiron ta shohë shokun e tij të luajë për Real Madrid.

Sipas mediave spanjolle, është kjo arsyeja që “pleshti” i ka telefonuar vetë brazilianit në mënyrë që ky i fundit të mos pranojë kalimin tek Los Blancos por të kthehet tek Barcelona. Marrëdhënia mes të dyve është e shkëlqyer, madje përtej planit sportiv. Neymar e ka pranuar në disa raste se është rritur si futbollist duke luajtur përkrah kapitenit aktual të Barcelonës.

Klubi katalan ka ndërmarrë nismën zyrtare për të biseduar me PSG. Tre nga zyrtarët e Barçës kanë udhëtuar drejt Parisit të ngarkuar me detyrën e nisjes së tratativave. Propozimi do të jetë kartoni i Coutinho dhe 80 milionë Euro.  Takimi mes palëve nuk do të jetë gjithsesi përfundimtar. Një gjë është e sigurtë, e ardhmja e Neymar është larg PSG por ende e panjohur.

Tv Klan