Argjentinasi njeriu-asist, Moriba futet në histori

Barcelona vijon ecurinë fantastike në kampionat. Pas suksesit në Kupën e Mbretit, katalanasit nuk i lanë vend surprizave në La Liga, duke mposhtur pa shumë probleme 2-0 Osasunën në transfertë. Sërish protagonist Lionel Messi, i cili nuk shënoi, por kontribuoi me 2 asiste.

Pas gjysmë ore loje, argjentinasi shërbeu për Jordi Alba, me spanjollin që kontrolloi mirë topin në zonë dhe me një diagonale kaloi në avantazh Barcelonën.

Gol që zgjoi Osasunën që u përpoq të reagojë, gjithsesi, djemtë e Koeman e kishin të lehtë të administronin rezultatin.

Në pjesën e dytë, Barcelona u tregua më cinike, duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit. Shtatë minuta para fundit të kohës së rregullt, Barcelona shënoi edhe golin e dytë. 18-vjeçari, Moriba mori një asist nga Messi për të shënuar golin e parë në karrierë me Barcelonën.

Gol që do mbahet mend gjatë nga talenti spanjoll, pasi vulosi suksesin katalanas. Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e dytë me 56 pikë.

Klan News