Nuk kam pasur një edukim kulturor, por kam lexuar me qindra libra, kështu që jam i informuar mbi kurat, ju lutem që të mund të trajtohem me ilaçe dhe terapi të mira”. Këtë raportohet ta ketë përsëritur disa herë, me ton të butë e të sjellshëm. Ky duket të jetë mendimi i vetëm për bosin e Cosa Nostra-s Matteo Messina Denaro, prej 10 ditësh i izoluar në burgun e sigurisë së lartë në Aquila.

Sipas asaj që shkruan ANSA, këto shqetësime ai ia përcjell personave të vetëm me të cilët i lejohet të flasë duke qenë se ndodhet në regjimin 41bis. Janë ata që e trajtojnë për kancerin në zorrën e trashë.

Messina Denaro mësohet se është në gjendje të mirë. Disa ditë më parë ai pati edhe seancën e parë të kimioterapisë në qeli. Mjekët që e kanë nën vëzhgim raportohet ta kenë siguruar se po ndiqen procedura të avancuara në bazë të protokolleve ndërkombëtare./tvklan.al