Ëngjëllush Bleta është një mësues në pension i cili nuk e ka ndalur punën e tij asnjë ditë. Vullnetarisht mësuesi 74-vjeçar vendosi që gjatë periudhës së pandemisë të mos i lërë gjimnazistët në Tiranë të mbeten prapa me lëndën e matematikës. Në një intervistë për gazetaren e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ai ka treguar se ka improvizuar në shtëpinë e tij një klasë ku jep mësim online.

Gazetarja: Si bëhet e këndshme matematika?

Ëngjëllush Bleta: Është mënyra si e shpjegon lëndën. Unë shumë herë më ish-nxënësit e mi, sidomos ata të fillimeve, kur më përshëndesin ndonjëherë në “Facebook”, më thonë ty të kemi mësuesin më të mirë në jetën tonë. Nuk them se mësuesi i matematikës është i vështirë, varet nga personi, nga aftësia e tij, sa i aftë është për të komunikuar më nxënësit. Varet aftësia e mësuesit dhe komunikimi me nxënësit.

Gazetarja: Si është jeta me profesorin e matematikes?

Bashkëshortja e Ëngjëllushit: Vete si njeri është shum i mirë. Ne po bëjmë vite bashkë, i lamë 40 vite. Ka qenë një bashkëshort shembullor si për mua si për fëmijët. Është shumë i apasionuar me punen e tij. Kur ishte në shkollë merreshe me korrigjime, me plan ditaret e tij, kur i korigjonte i shikonte fije për pe. Mua këtu më dukeshe vetja pak e mënjanuar. Jam me fat që kam pasur Ëngjëllin në krahë për këto vite. /tvklan.al