Emisioni Stop ka udhëtuar drejt Memaliajt, në fshatin Luftinje për të investiguar një rast të pretenduar pedofilie të 2 Qershorit 2018. Mësuesi Mysret Dida akuzohet të ketë ngacmuar seksualisht nxenësen e tij që në moshën 8-vjeçare. Vajza me incialet A.M aktualisht 14 vjeç dhe me probleme autizmi ka vështirësi në komunikim.

“Vajzën e pamë shumë të stresuar. Nuk na shkonte mendja as për moshën e atij. Vajza ishte e vogël atëherë, 8 vjeçe. Bashkëshorti kishte rënë në gjumë, kishte rënë telefoni. Telefoni i vjehrrës. Telefonit iu përgjigj nipi im dhe i kishte thënë që thuaji atyre prindërve që mësuesi Myzo Dida po ngacmon fëmijët seksualisht. Fëmija nuk tregon në atë kohë”, tha e ëma e të miturës.

Gjithçka nisi nga një telefonatë anonime e një burri në shtëpinë e vajzës. Telefonuesi deklaroi, se mësuesi po abuzon me fëmijet e klasës kolektive, ku jepte mësim dhe me vajzën e shtëpisë.

“Ndenjëm nja dy-tre ditë mos merrte prapë ajo telefonata dhe vajtëm e denoncuam. I thamë vajzës që ti do flasësh vetë, “po tha, do I them të gjitha”, tha e ëma.

“Unë e mora vesh nga gruaja. U çuditëm. Vajta pyeta vajzën dhe tha do t’I them të gjitha në polici. Në datën 2 që erdhi telefonata, në 5 bëmë denoncimin”, tha babai i të miturës.

Prindërit e vajzës shkuan në policinë e Tepelenës dhe bënë kallzim për mësuesin. Pas kontrollit mjeko-ligjor, gjinekologjik, vajza nuk ishte e defloruar.

Stop arriti që të marrë dhe dëshminë e mësuesit Mysret Dida, i cili hedh poshtë çdo akuzë duke kërkuar të dënohet edhe me varje, nëse i ka prekur vajzës një fije floku. Pasi qëndroi 72 orë nën masë arresti me burg, gjykata e nxjerr me detyrim paraqitje për mungesë provash.

“Ishte dita e martë, unë kisha planifikuar një ekskursion me fëmijët. Ishte data 5 Qershor. Në këtë kohë më merr drejtori në telefon dhe më thotë “Muzo kë fëmijë ke rrahur që ka vajtur dhe është ankuar”. Unë kurrë nuk e kam përdorur dhunën në jetën time me fëmijët. Duhet të nisesh dhe të vish në shkollë. Më çuan në komisariatin e Tepelenës, më futën brenda dhe më thanë “çfarë ke ti me këtë vajzë”. Ngela i habitur dhe i thashë që “e kam nxënëse”. Hidhet Gentian Shehu dhe thotë me ironi një çikë  që “po ky mësues kur ka qenë i ri ka qenë i mirë, por tani që është plakur, është prishur”. Këto qenë fjalët e tij. Mua më arrestuan, pas 72 orësh më nxorrën në gjyq. Gjyqtarja duke u bazuar që s’kishte asnjë lloj prove më ka lënë me detyrim paraqitje. Dua të them diçka të fundit për veten time sepse gjithkush mund të ndodhet në pozicionin tim që mund të akuzohet pa fakte se siç jam akuzuar unë nëpërmjet një telefonate të fshehtë që ende nuk është zbardhur dhe nuk ka fakte sepse kërkoj që prokuroria të vërtetojë këtë gjë sepse unë nëse i kam prekur asaj vajzë sikur një fije floku, jo vetëm atë, por gjithë fëmijët e tjerë, atëherë unë duhet të marr dënimin më të madh që është varja. Kërkoj nga drejtësia, e kam kërkuar vazhdimisht, e kam theksuar disa herë, nëse unë kam prekur atë vajzë, unë pranoj dënimin me vdekje”, tha Dida.

Rezulton që nurmri që ka dhënë informacionin është ish-vjehrra e vajzës së mësuesit.

“Del që është ish-krushka ime që ka 21 vjet që është larguar nga fshati Luftinjë. Ndarja ka qenë në mënyrë të rregullt, pa probleme, pa sherr”, tha Dida.

Emisioni Stop ka komunikuar me bashkëshortin e ish-vjehrrës së vajzës së mësuesit, i cili mohon kategorikisht që mund të ketë telefonuar dhe të ketë dhënë këtë informacion ppasi jeton në Sarandë dhe nga atje nuk kanë nga ta shohin se çfarë bën mësuesi me nxënësit e tij.

“Ajo ishte e sëmurë, s’fliste dot fare, çfarë të flliste ajo…”, tha ish-krushku. /tvklan.al