Emisioni Stop trajtoi këtë të enjte rastin e mësuesit Mysret Dida i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj nxënëses së tij. Gjithçka nisi prej një telefonate anonime, e cila është zbuluar se është bërë nga ish-krushka e Didës, por prokuroria ende nuk ka mundur të gjejë se cili është personi që ka thënë se mësuesi ka ngacmuar nxënësen.

“Jam paraqitur së bashku me prindërit e mi për të bërë një kallëzim për mësuesin e klasës së pestë i cili quhet Mysret Dida, i cili më jep mësim që prej klasës së pestë. Ditën e enjte më datë 31 Maj 2018 kam shkuar në mësim si çdo ditë nga shtëpia në këmbnë pasi shkollën e kemi pak larg. Pasi kemi shkuar në shkollë jam ulur në bankën time ku rri së bashku me kushëririn tim Samiun dhe pastaj kanë ardhur nxënësit e tjerë. Në klasë jemi 7 nxënës, 2 janë në klasën e parë , 3 në klasën e tretë dhe dy në klasën e pestë. Pasi shpjegoi mësimin ai nxorri fëmijët e klasës së parëë dhe të tretë jashtë kurse ne të klasës së pestë kishim mësim dhe na mbajti aty.  Pasi nisi të shpjegonte mësimin, kushëririt tim Samiut i tha që të dilte jashtë dhe të mos vinte brenda kurse mua më tha që të qëndroja ulur në bankë. Më pas mësuesi Mysreti është afruar dhe është ulur te banka ime. Kur u ul te banka ime ai më mori me fjalë të mirë. Më pas u ngrit në këmbë dhe u zhvesh…

E gjitha kjo zgjati rreth 3 minuta. Ai u çua u vesh dhe ashtu bëra dhe unë. Ai u ngrit dhe më tha që të mos u tregoja prindërve në shtëpi  sepse do më rrihte siç më kishte rrahur disa kohë më parë. Kur dola takova kushëririn tim Samiun dhe ika në shtëpi”, thuhet në deklarimin e të miturës.

Nga ana tjetër e ëma pretendon se ajo që është shkruar është thënë nga vajza dhe se ajo vetë nuk ka ndërhyrë.  

Psikologu Olsi Spaha, i cili ka asistuar në kallzimin e vajzës së mitur, deklaron, që kallzimi në fjalë, nuk është dhënë nga vajza, pasi ajo nuk artikulon mirë për shkak të problemeve me autizmin.

“Është shprehur me po dhe jo. Me këtë lloj formati fillim fjalie dhe përfundim fjalie vajza nuk e ka dhe sot atë aftësi për të pohuar një gjë të tillë”, tha ai.

E mitura përgjigjej vetëm me po dhe me jo dhe çdo gjë që u shkrua dhe u formulua u bë nga nëna e saj, Arta.

“Ka qenë e asistuar dhe nga prindërit, më tal tani se nuk di çfarë të them”, tha Oficeri i Policisë Gjyqësore, Gentian Shehu.

Stop shkoi më tej ku nëpërmjet një Akti Klinik nga një psikologe, Esmeralda Gjoza, del në pah, se vërtet vajza nuk është e aftë të lidhë mendim dhe të tregojë as çfarë i ka ndodhur para një dite.

Prokurori i Gjirokastrës, Julian Çafka, e ka lënë këtë çështje delikate plot mangësi, duke lënë dyshimin, nëse mësuesi ka ngacmuar vajzën e mitur, apo e gjithë ngjarja është e inskenuar nga familjarët e vajzës, për arsye ende të paditura./tvklan.al