Manastirliu: Nis injektimi tek moshat nën 60 vjeç

Mësuesit dhe pedagogët kanë vijuar me marrjen e  dozës së dytë të vaksinës AstraZenenca. Procesi po kryhet ne stadiumin Air Albanian ku ishte e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë.

“Ka filluar vaksinimi i mësuesve prej disa ditësh. Janë vaksinuar rreth 40 mijë, ndërsa 11 mijë kanë kryer dozën e dytë”.

Përfundimi i vaksinimit të grupmoshës mbi 60 vjeç në disa qarqe sipas Manastirliut ka çuar në uljen e fashës moshore.

 “Po vijojmë me ritëm për të hapur grupmoshat sa i përket qarqeve të caktura ku ka përfunduar vaksinimi i perosnave mbi 60 vjeç dhe jemi duke zbritur me vite, në Tiranë plus 59”.

Sa i takon vaksinave, ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se brenda kësaj jave pritet të mbërrijnë dozat e dyta të vaksinës Sputnik si dhe një sasi tjetër vaksinash të Sinovac, që do të përdoren sërish si doza të dyta.

Tv Klan