Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur disa denoncime nga mësuesit në Elbasan dhe Librazhd të cilët nuk kanë marrë pagesën e transportit, sikurse e parashikon ligji në rastet kur ata udhëtojnë në një largësi 5 kilometra drejt institucionit arsimor.

Në Zyrën Arsimore të Librazhdit thonë se fillimisht po paguhen ata ish-punonjës që janë hequr nga puna dhe që kanë fituar me vendim gjykate dëmshpërblimin. Kurse, mësuesit që duhet të marrin pagesën e transportit, do të presin radhën pas datës 10 Qershor deri në çeljen e fondit tjetër.

Punonjësi i ZA: Tani, me këto fondet, që kanë ardhur, për këtë vit, që flasim, 2019-ën, na kanë rënduar çikë vendimet gjyqësore. Ish-punonjës, që janë hequr nga puna dhe kanë fituar gjyqet.

Gazetarja: Po këto i keni raportuar, që janë mësuesit?

Punonjësi i ZA: Prandaj thashë, që nuk jam i qetë tani, të të jap tamam një përgjigje. Ato raportimet, që i bëjmë neve Ministrisë, na i kërkon çdo 3 muaj. Vendimet, që vijnë, ta zëmë gjatë 3-mujorshit të parë, të dytë, raportohen në Ministri. Janë raportuar deri 3…sa i bie..,.deri në…,deri në prill, detyrimet, që kemi patur. Dhe na ka ardhur një shkresë atëherë, që do përdoren fondet, që kemi aktualisht në dispozicion.

Gazetarja: Fondet për kë?

Punonjësi i ZA: Që kemi neve. Domethënë fondet për likuidimin e proceseve gjyqësore. Nuk janë çelur akoma të rejat, do përdoren ato, që keni. Pastaj ne përdorim këto, që kemi dhe ngel diferenca.

Gazetarja: Për mësuesit?

Punonjësi i ZA: Preken mësuesit pastaj një cikë.

Gazetarja: Jo një cikë, preken shumë në fakt. Dhe cfarë duhet të bëjnë mësuesit në këtë rast?

Punonjësi i ZA: Po tani do fillojë procesi i këtyre, do fillojmë pagesën e kësteve, një pjesë të vogël të vendimeve dhe pastaj fillon dhe një herë ajo pjesa e transportit.

Gazetarja: Ndodh diçka, që përsëri ish-punonjës hapin procese gjyqësore, do fitojnë me vendim të formës së prerë, prapë ata do favorizohen dhe mësuesit do ngelen, apo jo?

Punonjësi i ZA: Favorizohen nga përmbarimi, se i bllokon…

Gazetarja: Po pra, sigurisht! Po si i bëhet në këtë situatë?

Punonjësi i ZA: Cështja është, se kemi bërë kërkesën po akoma. Jemi në pritje të celjes së fondeve. Me ato fonde, që patëm, likuiduam një pjesë të vendimeve. Tani pritet miratim fondesh, që do bëhën ato shlyerja e detyrimeve, që janë planifikuar…Me atë pjesë pastaj, do fillojë pagesa normale.

Gazetarja: Prej sa muajsh është ky problemi i pagesave?

Punonjësi i ZA: Dhjetor e në vazhdim.

Gazetarja: Dhjetor dhe jemi në maj dhe ti më thua, që shpresa është pas datës 10.

Punonjësi i ZA: Në datën 10 do jenë dy ose tre muaj, pastaj të shikoj gjëndjen e fondit, si do jetë.

Realisht e kemi bërë problem, këtë pjesën e pagesës.

Gazetarja:  Ku e ke bërë problem?

Punonjësi i ZA: Ministrisë.

Gazetarja: Dhe cfarë përgjigje ke marrë?

Punonjësi i ZA: Kemi marrë një shkresë, që do përdorni fondet aktuale, deri sa të hapet fondi për shlyerjen e detyrimeve.

Ndërsa në Zyrën Arsimore të Elbasanit shpjegojnë se ende nuk janë dërguar fondet nga Ministria, ndaj mësuesit duhet të presin.

Gazetarja: Mua më kanë ardhur shumë ankesa, që nuk janë paguar.

Drejtori: Janë paguar…,por në vija të përgjithshme janë paguar shkurt dhe mars sepse janar, shkurt dhe pjesërisht marsi, për disa nxënës të zonave të thella dhe disa mësues, sepse aq është buxheti.Pritet që të vije buxheti.

Gazetarja: Prill, maj dhe jemi qershor, nuk janë paguar.

Drejtori: Pritet pra, që të alokohet fondi, d.m.th, të xhirohet fondi, që të paguhen…

Gazetarja: Kur, në cfarë periudhe?

Drejtori: Varet nga ministria, nuk varet nga ne.

Gazetarja: Domethënë, kjo pjesa e mësuesve, që janë paguar, është vetëm një pjesë, apo janë të gjithë mësuesit?

Drejtori: Për muajt, që ju thashë, janë paguar të gjithë mësuesitt, mësuesit edhe nxënësit. I gjithë transporti që menaxhojmë ne, sepse menaxhojmë edhe mësuesit, edhe nxënësit. Ne jemi të interesuar.

Gazetarja: Ju keni bërë kërkesa?

Drejtori: Po patjetër, që kemi bërë!

Gazetarja: Dhe cfarë përgjigje keni marrë?

Drejtori: Nuk ka ardhë akoma, pritet, që të vijë buxheti dhe ne i kemi gati tabelat, se tabela, që përsëriten janë ato.

/tvklan.al