Ina Kasimati, mësuese e lëndës biologji në shkollën mesme “Andon Zako Çajupi” ka folur sot për fenomenin e bullizmit në shkolla. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, mësuesja u shpreh se pasojat e bullizmit në shkollat shqiptare mund të jenë shumë të rënda.

Për të përforërcuar këtë ide mësuesja ka treguar rastin e një nxënësi të saj i cili kishte ardhur nga një shkollë tjetër por edhe pse ishte nxënës shumë i mirë u bullizua nga grupi i të fortëve të shkollës. Por mësuesja shtoi më tej se më pas nxënësi u bullizua dhe në mësuesit, pasi ata e etiketonin si “i riu”.

Ka qenë një rast i një djali, ai ishte në një qytet tjetër përpara se të vinte në shkollën tonë. Ishte në nxënës shumë i mirë  dhe ishte i bullizuar nga ky grupi i të fortëve të shkollës. Dhe ai që të mos ndjehej më i sulmuar nga ta filloi  të hynte në grupin e tyre, i hyri dhe rrugës së hashashit dhe ra shumë nga mësimet.

Më pas ai erdhi në Tiranë dhe u regjistrua në shkollën tonë. Po ai jo vetëm barte pasojat e bullizmit që kishte kaluar po ai filloi të bullizohej dhe nga ne mësuesit se në i thoshim “kush është i ai riu”, “nga ke ardhur ti”, filluam ta etiketonim  dhe një nga format e bullizmit është dhe etiketimi, pa i folur në emër. Nga ky aspekt ai filloi të ishte jo i përfshirë në klasë”, u shpreh Ina Kasimati.

Më tej ajo tha se mësuesit dhe prindërit duhet të punojnë më shumë me fëmijët për të kuptuar të gjithë botën e tyre dhe të gjitha problematikat që ata kanë.

“Në të vërtetë kjo është puna jonë, kjo është detyra jonë”, tha ajo duke shtuar se pasojat e bullizmit tek nxënësi i saj ishin shumë të rënda pasi ai nga stresi kishte humbur provimin e maturës dhe pse në fillim ishte një nxënës shumë i mirë./tvklan.al