Fansave nuk ju pëlqen lista e të ftuarve

Met Gala njihet si një nga eventet më të rëndësishme në botë që i dedikohet tërësisht modës dhe mirëpret yjet më të njohur nga industria e argëtimit dhe dizajnit. Ndërsa ngjarjet e modës janë reduktuar vitin e kaluar për shkak të pandemisë, Met Gala pritet të bëjë një rikthim madhështor.

Mirëpo ky event kaq i rëndësishëm këtë vit ka marrë kritika të shumta nga fansat për listën e të ftuarve. Mes shumë të ftuarve përfshihen edhe ata që njihen si “influencers”, influecuesit e rrjeteve sociale.

Për New York Post, një agjent i famshëm tha se nuk është i kënaqur me pjesëmarrësit e këtij viti. Ndërsa një publicist tjetër u shpreh:

“Personalisht, mendoj se Met Gala nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm. Është shndërruar nga një event super prestigjioz në një vend plot me influencues”.

Gjithashtu është mësuar se kryeredaktorja e Vogue, Anna Ëintour ka zvogëluar listën e të ftuarve nga 600 në 450 për shkak të pandemisë së COVID. Është raportuar se në event do të marrë pjesë edhe Addison Rae, një yll 20-vjeçar i TikTok me më shumë se 82 milionë ndjekës, si dhe YouTuber, Emma Chamberlain, e cila ka më shumë se 10 milionë abonues në platformë.

Pikërisht ky fakt nuk ju ka pëlqyer aspak fansave të eventit. Përfaqësuesit e Vogue nuk kanë dhënë ende asnjë koment për ankesat. Ndërkohë burime të tjera thonë se tashmë talentet e reja po marrin përparësi, prandaj edhe si të ftuar janë zgjedhur pikërisht ata.

Klan News