Kreu i shtetit Ilir Meta ka dhënë në një tjetër mesazh sa i takon Reformës Zgjedhore, duke apeluar që të arrihet një marrëveshje mes palëve.

Në një postim në Facebook, Meta thotë se KE pret një lajm pozitiv nga Shqipëria.

“Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë!” /tvklan.al