Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të ashpra këtë të premte ndaj qeverisë socialiste.

Kreu i shtetit tha se më 2 Mars e kurseu qeverinë, por paralajmëroi që të mos ndërhyhet në zgjedhje pasi do ta detyrojnë që ta thërrasë edhe njëherë popullin në shesh.

Meta u bëri ndër të tjera thirrje policëve që të mos shpërdorojnë detyrën pasi janë në monitorim të përditshëm.  

“Unë jap President, ushtari i parë i Republikës dhe student i Dhjetorit. Kam shumë respekt për policinë, dhe policët në Shqipëri e dinë që ju kam dalë për zot kur janë sulmuar, por ju bëj thirrje që të mos keqpërdoren nga politika se janë në monitorim të përditshëm, dhe nuk do mbaj përgjegjësi unë për fatin që do ju përgatisë populli shqiptar. Ata janë për të shërbyer, jo për të bërë grup horrash që bëjnë një evazion të frikshëm. Megjithatë kjo është një çështje tjetër. Shqiptarët nuk ka kush i kthen pas nga rruga e demokracisë. Akti i djeshëm çfarë ishte? Vajzat e proceduara për agjitacion dhe propagandë? Duan të më procedojnë mua? Kur të duan, por mos i procedoj unë atë me gjithë popullin shqiptar se në 2 Mars i kurseva. Edhe një herë më do ta thërras popullin në qoftse do të duhet, por unë mendoj që e vetmja thirrje që duhet të bëj, por të mos më detyrojnë të bëj thirrje të tjera, është që të gjithë në votime. Vota nuk vlen as sa një dele dhe as sa një lopë. Kërkoj referendum se nuk janë zgjedhje normale këto”, tha Meta./tvklan.al