“Kuvendi i inceneratorëve dhe mbetjeve”

Për rrëzimin nga ana e Kuvendit të dekretit për kthimin për rishqyrtim të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Ai thotë se e priste këtë votim, ndërsa nuk nguron ta cilësojë Kuvendin njëpartiak. Presidenti thotë ghjithashtu se më shumë për këtë çështje do të flas në emisionin Zonë e Lirë në TV Klan.

“Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve! Me qetësi dhe dashuri! Nesër më ndiqni tek “Zonë e Lirë” e Arian Çanit!”, thotë Meta në mesazhin e tij.

Tv Klan