Osmani kundër Ramës: Minishengeni nuk favorizon as Kosovën, as Shqipërinë

Shpeshherë Presidenti Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si ideator të projektit për ndarjen e Kosovës. Gjatë një konference sëbashku me Presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, Meta u pyet pikërisht për këtë çështje.

Kreu i shtetit u shpreh se është kundër çdo ideje për ndryshim kufijsh në Ballkan. Ai bëri thirrje që të shmanget çdo eksperiment në rajonin tonë, ndërsa e vetmja rrugë e vendeve është integrimi europian.

“Qëndrimi im ka qenë dhe është i qartë se çdo ide për ndryshim kufijsh në Ballkan është i tmerrshëm sic tha dhe Zonja Osmani pak më parë sepse është aprovuar që është kriminal, që sjell genocid, që sjell shkatërrim, që sjell armiqësi, që sjell dëme dhe sjell shpopullim dhe në këtë drejtim nuk besoj se ka vend më për të ndodhur ndonjë eksperiment në rajonin e Ballkanit. E vetmja rrugë është ajo e integrimit europian dhe aplikimit të standardeve europiane në respektimin e pakicave të tyre në çdo vend dhe shtet. Të gjitha institucionet e Shqipërisë për 20 vite kanë patur dhe kanë këtë qëndrim. Kush del në mënyrë publike apo në mënyrë formale jashtë ktyre qëndrimeve bën një politikë që nuk është në shërbim as të Shqipërisë dhe i shërben atyre që kërkojnë të rehabilitojnë të kaluarën kriminale në Ballkan përmes aktivizimit të ideve të tilla”, tha Meta.

Nga ana tjetër, Osmani u pyet për minishengenin dhe qëndrimin e saj kundër Ramës për këtë çëshjte. Qytetarja e parë e Kosovës u shpreh se këtë qëndrim ajo do t’ia përsërisë edhe ditën e nesërme Ramës. Sipas Osmanit, minishengeni nuk favorizon as Kosovën dhe as Shqipërinë.

“Kam akoma të njëjtin qëndrim për mini-shengenin. Do ta përsëris të njëjtën gjë edhe nesër. Ka shumë argumente në bazë të së cilit ne e kemi ndërtuar atë qëndrim. Shppresa ka qenë që do të kemi mundësi të bindim zotin Rama që ky nuk është projekt që e favorizon Kosovën, por as Shqipërinë. Ndërkohë, ai e bindi kryeministrin Hoti, i cili nënshkroi marrëveshjen e Uashingtonit. Ajo që do të kërkoj si ushtruese e detyrës së  Presidentit dhe kryetare së Kuvendit është të kemi dokumentin se ne nuk kemi asnjë dokument për këtë iniciativë. Nga fillimi ishte gabim se parimi bazë mbi të cilën iniciativat rajonale kanë sukses është parimi i gjithëpërfshirjes. Siç e dini kjo iniciativë nuk e ka përfshirë Kosovën nga fillimi”, tha ajo./tvklan.al