Meta: Çfarë duhet të bëjë Presidenti kur 2 veta “çmenden”?

Meta: Çfarë duhet të bëjë Presidenti kur 2 veta “çmenden”?

12:04 09/09/2019

“Çfarë duhet të bëjë president i republikës kur dy veta “çmenden” dhe duan t’i çojnë njerëzit drejt përplasjes?”. Kështu iu kundërpërgjigj Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deputetëve të cilët e pyetën në komisionin hetimor parlamentar, nëse besonte se dekretimi i 13 Tetorit si datë për zgjedhjet lokale do të jetë zgjidhje e krizës në vend.

“Ajo që jam përpjekur të bëj është t’i nxis të dyja palët për t’u dakordësuar, kam qenë i gatshëm që ta bëj vetë, por duke hequr dy kushtet, kushtet e kryeministrit për të mos ndryshuar 30 Qershorin dhe kushtin e Bashës se zoti Rama nuk duhet të vijë në tryezë si kryeministër i vendit, të cilin unë nuk e quaj si kusht normal dhe demokratik”.

“Por kam një pyetje; Kur dy veta, në thonjëza çmenden dhe duan t’i çojnë njerëzit drejt përplasjes, çfarë duhet të bëjë Presidenti i Republikës? Sigurisht që presidenti atë mundësi kishte, nuk ka mundësi tjetër, vetëm përmes dekretit flet për të çtensionuar situatën, për t’u dhënë mundësi palëve të reflektojnë në interes të paqes sociale, në interes të Bashkimit Evropian, të qytetarëve dhe në interes të përgjithshëm të mbarë vendit. Besoj se unë kam bërë detyrën time më të mirë dhe jam shumë krenar për të gjitha veprimet që kam bërë, të cilat i kam bërë në transparencë dhe në paanësi të plotë.”

Meta tha se të gjithë e mbajnë mend, që në datë 23 Maj, përfaqësuesit zyrtarë të CDU/CSU në Bundestag bënë të qartë se vendi e kishte të domosdoshme të bënte zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe institucioni i Presidentit ditën tjetër ka shprehur gatishmërinë për t’i shërbyer ndryshimit të datës së zgjedhjeve dhe caktimit të një date të re pas dakordësimit të të dy palëve.

“Unë kam bërë veprimet e mia publike dhe informale, nuk i kam kërkuar as dorëheqjen (Ramës) si Basha, por për të qenë fleksibël për një datë të re, mundësisht brenda Korrikut, por në çdo rast brenda 17-18 Tetorit. Unë kam bërë edhe kërkesë me shkrim, pasi kryeministri nuk pranonte për të biseduar. Dhe ju e dini përgjigjen, “takohemi pas 30 Qershorit”./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori