Pak minuta përpara se të mbërrinte në Tv Klan i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta firmosi dekretin e shumëpërfolur të emërimit të Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. E pranoi vetë këtë duke shpjeguar edhe arsyen.

Meta sqaroi publikisht se çështja kryesore që e pengoi ta dekretonte herën e parë Leshin si pasues të Xhafajt ishte statusi i tij aktiv si ushtarak.

Sipas kreut të shtetit, miratimi i Lleshit nuk ka lidhje me propozimin e gjyqtares së Kushtetueses, Vitore Tusha, në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Gjatë paradites së të premtes, Presidenti pranoi kërkesën e Sandër Lleshit për ta nxjerrë në lirim si gjeneral brigade. Ky vendim i hapi rrugë dekretimit të Lleshit si ministër dhe për ta bërë më në fund funksionale Ministrinë e Brendshme, ashtu siç kanë kërkuar me ngulm këto ditë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Tv Klan