Presidenti: Politika duhet të jetë bashkë për çështjet e mëdha

107 vjetori i pavarësisë e ka gjetur vendin në një situatë kaotike për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshëm që prej goditjes së parë prej 6.3 ballë të datës 26 nëntor.

Për këtë arsye dhe kjo festë kombëtare nuk ka marrë vëmendjen që meriton dhe është kujtuar vetëm me një ceremoni modeste zyrtare ku morën pjesë Presidenti i Republikës dhe Kryeministri.

Pas një përshëndetje kortezie Meta dhe Rama kanë vendosur kurora me lule në monumentin e pavarësisë në qytetin e Vlorës.

President në një prononcim për media e nënvizoi se nuk është një ditë për t’u festuar, por për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe për të vijuar me angazhim maksimal për të ndihmuar familjet që janë dëmtuar më së shumti nga tërmeti. Angazhim që sipas tij duhet të bëj bashkë gjithë politikën.

“Politika duhet të jetë gjithmonë bashkë për çështjet më të rëndësishme të vendit, aq më tepër për të përmbushur misionin e  anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.

Në rrjetet sociale Kryeministri duke uruar për pavarësinë shkroi se kjo ditë hyri në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit.

Tv Klan

.