Atmosfera festive e natës së Vitit të Ri është përjetuar sonte edhe në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Fëmijët kanë patur miq special kryeministrin, Ilir Meta dhe familjen e tij, si dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Ata ju kanë uruar fëmijëve vit të gëzuar dhe ju kanë premtuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Ne ju kemi sjell këtë Vit të Ri si dhuratë një gjenerator në mënyrë që ju të mos e kaloni pa ndriçim. Natyrisht që kjo është një dhuratë e përkohshme, pasi ajo që është më e rëndësishme është brenda një kohe sa më të shpejtë ne, të gjithë familjëve të Shqipërisë të ju japim drita pa ndërprerje në të gjithë vendin”, tha kryeministri Meta.

Unë uroj që ne bashkarish ta çojmë edhe me tutje këtë punë, të arrijmë që mirëqenia e gjithë fëmijëve që janë këtu, të mos ketë asgjë mangët në krahasim me gjithë fëmijët e kryeqytetit dhe njëkohësisht jam i bindur që vitin e ardhshëm, ne do të mund të sjellim dhurata edhe më të bukura”, tha kryebashkiaku Rama.

Vetë fëmijët duken shumë të kënaqur në këtë darkë festive ku është harruar vetëm për pak kohë mungesa e dashurisë prindërore.

Pasi kryeministri Meta ka kryer vizitën e tij tradicionale, fëmijët kanë vazhduar festën, ndërsa dhuratat do t’i hapin në orë 00:00, në momentin e ndërrimit të viteve./tvklan.al