Pas njoftimit të arritjes së marrëveshjes për çështjen e emrit mes Greqisë dhe asaj që tashmë do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut kanë ardhur dhe  reagimet nga Kreu i Shtetit Ilir Meta si dhe kryeministri Edi Rama.

Në rrjetet sociale Twitter, ata kanë thënë se kjo është një marrëveshje historike.

Reagimi në Twitter i Ilir Metës:

“Shumë i gëzuar për marrëveshjen historike mbi emrin e Maqedonisë! Vjen në momentin e shumëpritur si një perspektivë më e qartë euroatlantike për rajonin tonë. Vlerësim për kurajën e përgjegjësinë e lidershipit politik të dhe që kontribuan për këtë arritje të rëndësishme”.

Reagimi në Twitter i Edi Ramës:

“Dy liderë progresivë të vendeve fqinj bënë histori dhe i treguan Bashkimit Europian dhe botës sesi vizioni dhe vullneti e tejkaluan të shkuarën dhe gjetën vend për të ardhmen”

./tvklan.al