Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur të premten për herë të parë për gazetarët pas refuzimit të dekretimit të Gjeneral Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Sa i takon anës ligjore, pa dashur të jap leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorëve, diletantëve, apo të njëanshëmve, do t’i ftoja edhe një herë të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit”

, tha Meta në një prononcim për gazetarët, pas fjalës së mbajtur në forumin “Tirana Connectivity”, duke shtuar se “

akt formal, apo ceremonial është vetëm betimi tek Presidenti

”.

Të gjithë atyre që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial dhe individual, por formal dhe se Presidenti ka vetëm detyrë të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite se Presidenti mund të kthejë një propozim, kam një pyetje tjetër: A mundet Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë. Kështu që më lini të bëj detyrën time, me përgjegjshmëri të plotë si gjithmonë

”, tha Meta.

Deklaratat e Presidentit Meta vijnë pasi Kryeministri Edi Rama e ka akuzuar për tejkalim të kompetencave të tij kushtetuese, duke mos dekretuar propozimin e tij për të emëruar Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm. /tvklan.al