Presidenti Ilir Meta ka përsëritur sërish akuzat për Lefter Kokën. Në një konferencë për mediat, Meta tha se Koka po terrorizon Durrësin dhe po blen vota për Edi Ramën.

I gjithë Durrësi e di që Lefter Koka po vjedh vota“, tha Meta duke shtuar se ish-ministri i Mjedisit së bashku me djalin e tij dhe se po bashkëpunon me bandat. Për djalin e Kokës, kreu i shtetit tha se  del me pistoletë dhe blen vota shtëpi më shtëpi në Durrës.

Del me pistoletë pa leje dhe vete shtëpi më shtëpi, bashkë me të tjerë dhe blejnë vota për Edi Ramën. Është në SPAK kjo, ta dëgjojë dhe Edi Rama, ta dëgjojnë dhe ndërkombëtarët“, tha Presidenti.

Më tej Presidenti tha se të gjitha janë dërguar në SPAK, por shtoi se prokuroria nuk heton se është e kapur nga Rama.

I ka SPAK këto, i ka prokuroria po nuk i lë Rama, nuk i lë Engjëll Agaçi, që është njeriu kryesor që ka bërë ligje me porosi për këtë korrupsion“, tha kreu i shtetit./tvklan.al