Meta: Do i jap dhe një mundësi Parlamentit një partiak të respektojë 5 Qershorin



Meta: Do i jap dhe një mundësi Parlamentit një partiak të respektojë 5 Qershorin

09:59 16/10/2020

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sërish sot se do të rikthejë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në Kuvend për rishikim dhe përmirësim nga ana e deputetëve.

Gjatë një takimi me ambasadoren e Francës, Christina Vasak, Presidenti shprehet se Parlamenti ka një shans të fundit që të respektojë marrëveshjen e 5 Qershorit.

Unë do t’i jap edhe një mundësi të fundit Parlamentit njëpartiak për të respektuar Marrëveshjen pas kërkesës publike të Partisë Popullore Europiane”, shkruan Meta.

Më tej kreu i shtetit shprehet se Shqipëria tani është shumë lart përmbushjes së kushteve që kërkohen nga BE.

Theksova se, fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, me shkeljen brutale dhe të njëanshme nga ana e mazhorancës së Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit”, shkruan Meta një një reagim në Facebook./tvklan.al







Të ngjashme