Meta: Do jem gjithmonë në krah të medias

Gazetarët pas ditës së gjashtë të protestës për Klodian Rashën


Meta: Do jem gjithmonë në krah të medias

09:54 15/12/2020

Presidenti Ilir Meta shprehet se raportimet e mediave gjatë ditëve të fundit të protestave për Klodian Rashën kanë qenë profesionale. Në postim në mediat sociale, Meta shkruan se është themelore për demokracinë që secili gazetar të jetë në gjendje të raportojë pa u frikësuar dhe ndaluar.

Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse! 👏  Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës.

Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar”, thekson kreu i shtetit.

Në fund Presidenti thotë se do jetë gjithë në krah të medias, që ajo të jetë e lirë dhe e pavarur.

Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias! 🇦🇱”, shkruan Ilir Meta./tvklan.al










Të ngjashme