Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka njoftuar se ditën e zgjedhjeve dhe ditët më pas do të jetë në Vlorë, ku do të shikojë nga afër procesin e votimit dhe numërimit të çdo vote.

Meta tha se do të jetë në qendrat e numërimit për të siguruar se asnjë votë nuk do të preket.

“Ua kërkoj të gjithë qytetarëve që janë gati në rast se preket një votë e vetme me mua në krye ti tregojmë vendin kësaj bande të Shijakut, banda e tërmetit të Dibrës që do të bëjë tërmet në Vlorë. Ky është moment historik i vendit. Çdo shqiptar i ndershëm do të jetë në krye të detyrës dhe çdo lloj detyre që do të kërkojë mbrojtja e votës, sepse mbrojtja e votës është mbrojtje e atdheut.

Vlora do ia bëjë fora, do të jem atje në numërimin e votave dhe do kem në vëzhgim komisionarët e opozitës, janë të gatshëm të japin jetën. Kudo në gjithë Shqipërinë. Larg duart nga zgjedhjet, jeta intime e qytetarëve shqiptarë, është prekur ai, kur i kanë dalë fotografitë që ka regjistruar vetë, unë i kam dalë në krahë. Por patronazhsitët të dalin atje se me ca dalin politikanët, gjyqtarët, kjo nuk shkon“, tha Meta.

Më tej ai u shpreh se në Vlorë nuk do të lejojë “që të bëhet ai tërmeti, si i Dibrës”./tvklan.al