Presidenti ka paralajmëruar se do të zbresë në sheshet e të gjithë vendit për t’u kthyer shqiptarëve demokracinë direkte përmes referendumit. Meta theksoi se nuk do të largohet nga kjo nismë pa u siguruar kjo e drejtë qytetarëve. Pas realizimit të këtij qëllimi ai tha se do të lërë angazhimet politike.

Kreu i shtetit ka drejtuar gishtin e akuzës ndaj klasës politike duke e bërë përgjegjëse për situatën kur ndodhet vendi. Ofendimet nuk i kurseu për deputetët.

Gjatë orëve të pasdites, Presidenti Meta priti në një takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për t’i informuar ata për situatën e funksionimit të shtetit ligjor që sipas tij rrezikon izolimin e vendit.

Tv Klan