Kreu i shtetit, Ilir Meta, thotë se shembja e Teatrit Kombëtar ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë.

Sipas Presidentit, këta artistë të huaj, po e shprehin revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit me art.

Prandaj, Meta ka shpërndarë një këngë nga dy muzikantë italianë dedikuar ditës së shembjes së teatrit.

Kjo këngë, sipas kreut të shtetit, duhet të  frymëzojë të gjithë qytetarët për të krijuar një front për rivendosjen e demokracisë në vend.

“Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, shkruan Meta në Facebook./tvklan.al